Depozitat dhe kreditë, BSH: Qytetarët dhe bizneset shtuan kursimet në banka
Qytetarët dhe bizneset shtuan kursimet në banka në 1.680 miliardë lekë, me një rritje prej 5%, në gjysmën e 2 të vitit 2024.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, zgjerimi i depozitave me afat dhe i llogarive rrjedhëse të individëve dhanë ndikim në këtë rritje. Në lekë kursimet u shtuan me 7% ndërsa ato në valutë me 3%.
Megjithatë sipas raportit, kredidhënia si për individët edhe bizneset mbetet në nivele më të mëdha se kursimet.
Sipas të dhënave 36% e ndërmarrjeve kishin një hua aktive për të shlyer, një nivel thuajse i pandryshuar krahasuar me vitet e mëparshme. Industria dhe shërbimet kanë rritur ngarkesën me borxh, ndërtimi dhe tregtia e kanë ulur.
Sa i takon gjendjes financiare zë familjeve ajo është përmirësuar ku vetëm 18% e familjeve kanë hua aktive. Pjesa më e madhe raportojnë se këstet e kredive zënë më pak se 30% të të ardhurave mujore.
Nga ana tjetër, niveli i kredive me probleme ka rënë, duke ulur nivelin 4.2%, më e ulëta në 15 vitet e fundit. Ky përmirësim ka ardhur kryesisht nga shlyerjet e përshpejtuara të kredive dhe zhvendosja e tyre nga klasat problematike në ato performuese.

