Prokuroria e Tiranës merr në pyetje ministrin Arbjan Mazniku/ Ja për çfarë u thirr nga organi i akuzës
Një hetim i prokurorisë së Tiranës, ka bërë që në pyetje të merret Arbjan Mazniku, ministër i shtetit për pushtetin vendor.
Hetimi që drejtohet nga prokurori Platin Alicka mësohet se ka nisur pas kallëzimit të Belind Këlliçit ne vitin 2023 lidhur me ndertimin e nje rruge ne territorin e bashkisë së Tiranës.
Mesohet se ai është pyetur ne cilësinë e personit qe ka dijeni.
Mazniku i cili aktualisht eshte dhe drejtues politik i qarkut te Elbasanit per partine Socialiste per zgjedhjet e 11 majit.
Mazniku mesohet se ka dhene shpjegime disa jave me parë në Prokurorinë e Tiranës ndersa eshte pyetur dhe kallëzuesi Belind Këlliçi.
Arbjan Mazniku, që prej shtatorit 2023 mban postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Zoti Mazniku ka ushtruar funksionin e Nënkryetarit të Bashkisë Tiranë nga viti 2015 – 2023. Më herët, ai ka mbajtur detyrën e Zv. Ministrit të Arsimit dhe Sportit, nga viti 2013 deri në vitin 2015.
HETIMI
Arbjan Mazniku, në cilësinë e ish-nën/kryetarit të bashkisë së Tiranës është marrë në pyetje lidhur me hapjen e procedurave të dyshuara si fiktive të një tenderi për rikonstruksionin e rrugës “Xhon Belushi” që ndodhet në zonën e “Freskut”.
Një muaj më parë Mazniku, ka dhënë shpjegime lidhur me hapat e ndjekura në Agjensinë e Prokurimeve Publike, për një rrugë që në fakt ishte ndërtuar nga mjetet dhe puntorët e ndërmarjes Nr.2 të bashkisë së Tiranës.
Por nga ana tjetër Mazniku, në cilësinë e nën/kryetarit të bashkisë kishte hapur procedurat tenderuese me qëllim shpalljen fituese të një kompanie private, ku do paguhej shuma prej 420 milion lekë të vjetra për punime të cilat i kishte kryer vetë bashkia Tiranë.
Ish-zyrtari i bashkisë është marë në pyetje nga prokurori Platin Aliçka dhe oficeri Elio Balla, të cilët kanë marë spunto nga një material kallëzues të ardhur në prokurorinë e Tiranës, nga prokuroria e Posaçme SPAK.
Materiali kallëzues është depozituar nga Belind Këlliçi, i cili sinjalizoi prokurorinë për një aferë kurruptive që shkonte 420 milion lekë të vjetra.
Gjatë marjes në pyetje Mazniku ka pretenduar se ka qënë një mosrakordim mes strukturave të brendshme të bashkisë, ndaj sapo është vënë në dijeni se punimet për rehabilitimin e rrugës “Xhon Belushi” ishin kryer, ai ka vendosur të anullojë tenderin.
Por anullimi i tenderit është kryer pikërisht vetëm pasi ky skandal është denoncuar publikisht në media nga Belind Këlliçi, çka solli ndërprerjen e fituesit dhe lëvrimit të pagesës.
Aktualisht hetimet janë duke vijuar ku për këtë çështje janë marë në pyetje Belind Këlliçi, disa zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe Agjensisë së Prokurimeve Publike dhe persona të tjerë.
Çështja në fjalë tashmë është në vlerësim e sipër pasi grupi i hetimit në prokurorinë e Tiranës, shumë shpejt këtë dosje do ia kalojë për hetime të mëtejshëm Prokurorisë së Posaçme SPAK, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
