Këlliçi paralajmëron Arlind Papën: Tërhiqu nga kërcënimet ndaj diasporës, Prokuroria duhet të veprojë
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës dhe kandidat për deputet, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj Arlind Papës, drejtor i Shërbimeve në Bashkinë Vorë, për kërcënimet që ky i fundit po i bën diasporës shqiptare gjatë procesit zgjedhor.
Këlliçi ka kërkuar që Papa të tërhiqet nga këto veprime dhe e ka paralajmëruar se as mbështetja e afërt e tij, si daja Gëzim dhe kunati Hekuran Brahimaj, nuk do ta shpëtojë.
Ai ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme që të sekuestrojë telefonin e Papës dhe ta ndalojë këtë abuzim me votën.
Këlliçi theksoi se Task Forca e Zgjedhjeve është thjesht një makiazh për të fshehur lidhjet e qeverisë me korrupsionin. Ai gjithashtu solli një denoncim nga një punonjës digjital i Bashkisë Vorë, që tregonte se Arlind Papa i kishte kërkuar diasporës të hapte kamerat gjatë votimit.
Postimi:
Thirrje publike për ty Arlind Papa, që të tërhiqesh nga kërcënimi që po i bën diasporës dhe ta kesh të qartë se nuk të shpëton dot as daja Gëzim dhe as kunati strategjik i dajës, ish kryetari i bashkisë Vorë Hekuran Brahimaj.
Prokuroria e Posaçme do duhet të sekuestrojë urgjentisht telefonin e këtij individi ose Task Forca e zgjedhjeve është thjeshtë një makiazh për narko qeverinë e Edi Ramës!
Më poshtë denoncimi i mbërritur nga punonjësi digital i Bashkisë Vorë:
Belind te informoj se Arlind Papa, drejtor i sherbimeve ne bashkin vore mer diasporen ne tel kujt i shkon zarfi e i thote hapni kameren kur votoni. Anonim te lutem
