FOTO/ Makina përpla*set me turmën e njerëzve në Kanada, raportohet për shumë v*ktima dhe të lënduar

Një persona është arrestuar pasi makina që ai drejtonte u përplas me një turmë njerëzish në një festival rrugor filipinas në Vankuver, të Kanadasë duke vrarë dhe plagosur një numër të panjohur njerëzish, sipas zyrtarëve dhe dëshmitarëve.

Incidenti ndodhi pak pas orës 20:00 të së shtunës kur automjeti – një fuoristradë e zezë – u përplas me njerëzit që merrnin pjesë në festën e Lapu Lapu Day Block, e cila është një festë vjetore për nder të heroit të parë kombëtar të Filipineve.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan viktima të shumta në tokë, disa prej të cilëve dukeshin të vdekur ose të plagosur rëndë.

Viktimat u goditën teksa ecnin ose prisnin në kamionë ushqimorë të cilët janë të rreshtuar përgjatë rrugës.

“Një numër njerëzish janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi një shofer u përplas me një turmë në një festival rruge,” tha Policia e Vankuverit në një deklaratë. “Shoferi është në paraburgim. Ne do të japim më shumë informacion ndërsa hetimi do të zhvillohet.”

Është e paqartë nëse përplasja ishte një aksident apo e qëllimshme, por Don Davies, një deputet që përfaqëson distriktin Vancouver Kingsway, e quajti incidentin një “sulm të tmerrshëm”.

FOTO/ Makina përpla*set me turmën e njerëzve në Kanada,