Ndikimi nga tarifat amerikane, BSH: Po monitorojmë nëse do prekë investimet e huaja. Shehu: 2024-a, rritje 4.1 për qind

Banka e Shqipërisë po monitoron nëse tensionet për tarifat e SHBA me shtete të tjera do të ndikojë te investimet në Shqipëri. në analizën financiare thuhet se viti i shkuar shënoi një rritje deri në 4.1 për qind

Tensionet e tarifave mes SHBA dhe shteteve të tjera nuk do të lënë Shqipërinë jashtë ndikimit.

Banka e Shqipërisë konsideron se do të shihet më tej nëse do të ketë një impakt në investimet e huaja.

Megjithatë viti 2024 shënoi një situatë optimiste për shkak të uljes së presionit që shkaktohen nga jashtë Shqipërisë.

Madje, rritja ekonomike në tre muajt e fundit të vitit të shkuar ishte optimiste.

Klodion Shehu, drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar  shprehet se bankat e Shqipërisë kanë kaluar provën e stres testit dhe se kanë vijuar të mbështesin me kredi investimet.