Punësimi dhe fushata/ Xhihani: Premtimet elektorale, shifra joshëse për të rinjtë

Eksperti i punësimit, Arbër Xhihani në një intervistë në Ora News u shpreh se duke iu referuar trendit të viteve të fundit përsa i përket punësimit, ishte e pashmangshme që partitë politike do fokusoheshin tek problematika e tregut të punës.

Xhihani: Duke iu referuar trendit të viteve të fundit përsa i përket punësimit ishte e pashmangshme që partitë politike do të fokusoheshin tek një problematikë aktuale në Shqipëri siç është ajo e tregut të punës.

Sipërmarrjet po kanë vështirësi për gjetjen e fuqisë punëtore dhe për mbushjen apo përmbushjen e kapaciteteve të tyre të prodhimit apo të kapaciteteve të shërbimit për shkak se nuk po arrijnë të gjejnë fuqinë punëtore të kualifikuar apo sipas nevojave që ato kanë.

Kjo ka sjellë edhe retorikën e pothuajse të të gjithë partive politike të cilat janë fokusuar në garantimin e disa të drejtave për punonjësit në mënyrë që të tregojnë një hapësirë të përshtatshme për shqiptarët, qoftë ata që jetojnë në Shqipëri apo janë drejtuar edhe tek shqiptarët të diasporës me idenë që mund të kthehen në Shqipëri për tu angazhuar në punësim apo investime.

Ka pasur normalisht një garë midis partive politike për të ofruar premtime apo mundësi sa më të mirë për elektoratin shqiptar dhe sidomos për të rinjtë shqiptarë të cilët duan të angazhohen në punësim.