Seferi: Me përulësi për të dëgjuar dhe punuar së bashku

Kandidati i Demokratëve Euroatlantikë, Pëllumb Seferi, në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, theksoi se forca më e madhe që njeh është besimi dhe fjala e qytetarëve.

Me përulësi, ai shprehu gatishmërinë për të dëgjuar, për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen në bashkëpunim me njerëzit.

Postimi:

"Nuk ka mbështetje më të madhe, as forcë më të madhe, sesa fjala dhe besimi i qytetarëve.Unë jam këtu me përulësi, për të dëgjuar, për të mësuar dhe për të punuar me të gjithë ju. E ardhmja ndërtohet me njerëz, jo vetëm me ide. Dhe unë nuk dua t’ju udhëheq, por të ecim bashkë."