Befason trajneri Hansi Flick, grumbullon Ter Stegen-in për finalen e Kupës së Mbretit

Marc-André ter Stegen është përfshirë në listën e skuadrës së Barcelonës për finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit, pasi është rikuperuar më shpejt sa parashikohej nga një dëmtim serioz në gju.

Portieri gjerman 32-vjeçar kishte pësuar një këputje të tendinës në gjurin e djathtë gjatë një ndeshjeje të La Liga-s në shtator dhe ishte menduar se sezoni për të kishte përfunduar.

Por ai u rikthye në stërvitje në mars dhe tashmë ka marrë miratimin mjekësor për të luajtur sërish në ndeshje zyrtare.

Ky rikthim i hershëm e rihap debatin për portën te Barcelona, në një moment të rëndësishëm të sezonit.

Pavarësisht rikuperimit, Ter Stegen nuk pritet të jetë titullar në finalen ndaj Realit në Sevilje.

Barcelona ka nënshkruar me Wojciech Szczesny-n pas dëmtimit të tij dhe ish-portieri i Arsenalit dhe Juventusit ka qenë zgjedhja e parë që nga fillimi i vitit, duke ulur nw stol të riun Iñaki Peña.

Megjithatë, me Barçën që po lufton për të fituar edhe tre trofe të tjerë – pasi kanë fituar tashmë Superkupën e Spanjës dhe kryeson La Liga-n me katër pikë më shumë se Reali, si dhe është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Interit – konkurrenca në portë pritet të jetë e fortë.

Në kampionat dhe në Kupë, të dy portierët mund të përfshihen në listë, por në Ligën e Kampionëve situata është më e ndërlikuar.

Szczesny është regjistruar në vend të Ter Stegen-it dhe rregullorja e UEFA-s kërkon që ai të çregjistrohet nëse klubi dëshiron të rikthejë gjermanin në listë.

Ter Stegen u bashkua me Barcelonën në vitin 2014 nga Borussia Mönchengladbach për 12 milionë euro dhe që nga viti 2016 ka qenë titullar i padiskutueshëm me mbi 400 paraqitje dhe pesë tituj të La Ligës, pesë Kupa të Mbretit dhe një Champions League.