Leao drejt largimit nga Milani, Chelsea nis kontaktet me portugezin

Chelsea ka hapur bisedimet për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao.

Drejtuesit e Milanit thuhet se janë të gatshëm të shesin portugezin këtë verë pas një sezoni të vështirë këtë sezon.

Sipas gazetarit anglez Simon Phillips, “Blutë” po rritin interesin e tyre për Leaon.

Gjigantët londinezë kanë nisur diskutimet me menaxherin e lojtarit Jorge Mendes për një transferim të mundshëm.

Leao ka shënuar njëmbëdhjetë gola dhe ka dhënë njëmbëdhjetë asiste në 45 ndeshje këtë sezon.

Kontrata e tij me Milanin zgjat deri në vitin 2028 dhe përfshin një klauzolë blerjeje prej 175 milionë euro.