Aksident në Shkozet/ Katër makina përpl*sen me njëra-tjetrën, k*nfliktohen shoferët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2025, 17:57

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkozetit, në Durrës.
Mësohet se katër automjete janë përplasur në rrethana ende të paqarta.
Gjithashtu dyshohet se pas aksidentit, shoferët janë përfshirë edhe në një konflikt me njëri-tjetrin.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Megjithatë deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
