Rama vajzave në Kamëz: Simpatizantëve demokratë bëjuni provën e karakterit, për në Europë apo në kënetë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2025, 18:30
Rama vajzave në Kamëz: Nëse ka vajza që kanë simpatizantë demokratë, duhet t’ju bëjnë provën e karakterit për në Europë apo në kënetë. Nëse të thotë hajde në kënetë, ti e kupton që ai nuk është mirë. I thua hajt se po të marrë nesër dhe i thuaj ik mbytu vetë. Nuk e kuptoj dot si mundet një njeri normal të cohet në mëngjes, të vishet dhe të zbukurohet dhe të mbajë rradhë për të cuar votën në kënetë. Më mirë të rri në shtëpi apo te kafja dhe të presi sa të jetë diferenca. Si mund të votosh kënetën, nuk e kuptoj. Është mision human t’i ndihmosh akoma ata që janë të verbër që të hapin sytë që nuk mundet kjo punë të shkojë kështu.