Brazili shpall 7 ditë zi kombëtare, për vde*jen e Papa Françeskut, Presidenti: Njerëzimi humbi sot një zë respekti

Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva ka nderuar Papën dhe ka shpallur një periudhë zie 7-ditore për Papën në Brazil.

“Njerëzimi humb sot një zë respekti dhe mirëseardhjeje për të tjerët”, tha Lula në një deklaratë.

Zoti i ngushëlloftë ata që sot, kudo në botë, vuajnë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe.

Në kujtim të tij dhe në nderim të veprës së tij, unë dekretoj një zie shtatëditore në Brazil.”