Një tërmet i fortë godet Indonezinë, sa ishte magnituda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2025, 09:44
Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi ishullin indonezian Seram, njoftoi sot Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash, raporton Reuters.
Nuk pati raportime për dëme apo viktima të mundshme.
