PSG në gjysmëfinalet e Championsit, Luis Enrique: Jam i kënaqur me sezonin tonë
Luis Enrique ka folur në lidhje me gjysmëfinalen e ardhshme të Champions League kundër Arsenalit.
“Do të përgatitemi në të njëjtën mënyrë që kemi bërë kundër Liverpoolit.
Ishte një skuadër që kishte të njëjtin potencial, nëse jo më shumë, se Arsenali.
Goditjet standarde? Të gjitha skuadrat në Francë kanë një potencial të madh në goditjet standarde.
Unë nuk e përgatis ndeshjen në bazë të këtyre karakteristikave.
Objektivi është të jemi konkurrues në të gjitha aspektet e lojës.
Në lidhje me rotacionet: “Ka shumë faktorë që duhen marrë në konsideratë. Është më e komplikuar nga sa mendohet.
Mund të luash 90 minuta me një bllok të ulët në mbrojtje, por kjo mund të jetë e lodhshme në një ndeshje të Champions League.
Analizojmë gjithçka. Nëse një lojtar ka temperaturë, nëse ka marrë një goditje.
Ka shumë faktorë. Jam i kënaqur me sezonin tonë”.
