Figo: Ancelotti nuk diskutohet
Real Madridi mori një fitore të rëndësishme 1-0 në kampionat kundër Bilbaos, por temat që po diskutohen më shumë shkojnë përtej fushës, nga e ardhmja e Carlo Ancelottit te qëndrimi i Vinicius ndaj tifozëve të tij që e kanë kundërshtuar atë javët e fundit.
Ish-ylli i Los Blancos, Luis Figo, foli për brazilianin, i cili pasi shënoi para se goli të anulohej më vonë, nuk festoi në shenjë proteste:
“Nuk e di se çfarë ndodhi dhe nuk më pëlqen të përzihem në gjëra që nuk i kam parë, por mendoj se nuk është kurrë mirë të kesh pakënaqësi me tifozët e tu, apo jo?
Ajo që dëshiron është që ata të të mbështesin, duhet të luash mirë që njerëzit të jenë të lumtur me ty”, tha Figo.
Portugezi theksoi rëndësinë e marrëdhënies mes një lojtari dhe tifozëve të tij, duke vënë në dukje se: “Mund të të mos interesojë për tifozët e tjerë, por dëshiron që të tutë të të duan, apo jo?”.
Më pas për Ancelottin, ai ndryshoi tonin: “A do të qëndrojë? Kjo është një pyetje për Florentino Perez, por nuk e di.
Sinqerisht, unë jam dikush që kam shumë vite në futboll dhe e di që njerëzit kanë memorie të shkurtër dhe se vetëm rezultati i fundit ka rëndësi.
Ndoshta sepse është Real Madridi, por mua më duket shumë e çuditshme që po vihet në diskutim një trajner i kalibrit të Ançelotit, nuk e di, më duket shumë e çuditshme që menjëherë pas ndeshjes së Champions League, pyetja e vetme në konferencën për shtyp ishte për të ardhmen e trajnerit.
Si dikush që ka fituar gjithçka që ka fituar dhe që dëshmon vlerën e tij si trajner çdo vit, mendoj se në futboll nuk mund të fitosh gjithmonë, kështu që nuk e di, ky është mendimi im. Jam i befasuar nga kjo gjë”.
