Fushata, premtimet ekonomike/ Radonshiqi: Shqiptarët po i kushtojnë më shumë rëndësi programeve të partive

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi në një intervistë në Ora News u shpreh se qyetarët shqiptarë sot po i kushtojnë më shumë rëndësi programeve të partive politike.

Radonshiqi: Unë në fakt kam parë një tendencë së fundmi më në fund pra qytetarët shqiptarë pra që janë edhe votues njëkohësisht po i kushtojnë shumë rëndësi programit të partive të ndryshme.

Sepse ka qenë një qasje që besonin tek ideologjitë e partive apo të misioneve që shprehin një parti pak a shumë.

Por në të vërtetë nuk është se e kuptonin apo i kushtonin edhe rëndësi programeve.

Tashmë vetë qytetarët janë ata të cilët i kanë lexuar programet dhe në momentin që ka takime midis partive ata kanë edhe pyetje lidhur me programet.

Kjo është një tendencë pozitive. Qytetarët shqiptarë sot po I kushtojnë rëndësi.