LINJA HEKURUDHORE E KORRIDORIT VIII/ Durrës-Rrogozhinë nis të ndërtohet në fillim të 2026, do të jetë elektrike
Punimet në terren për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë pritet të nisin në 3-mujorin e parë të vitit 2026.
Kreu i Hekurudhave Ergys Verdho theksoi se ky projekt do të lidhë Shqipërinë me rajonin dhe vendet europiane.
'’Durrës-Rrogozhinë, është guri i parë i fillimit të një korridori që quhet korridori 8.
Nuk i përket vetëm Shqipërisë, i përket edhe Europës dhe Ballkanit Perëndimor.
Tre mujorin e parë të ardhshëm ne do kemi një kontratë të firmosur dhe fillim punimesh’’.
Kjo linjë pritet të jetë elektrike ndërsa Verdho njoftoi se në korrik shpallet tenderi.
‘’Në verën e këtij viti zhvillojmë tenderin për implementimin e punimeve civile’’.
Gjithashtu thotë se kjo linjë do të sjellë përfitime për ekonominë duke ulur kostot e transportit të mallrave.
‘’Kjo do sjellë edhe uljen e transportit të mallrave''.
Linja hekurudhore Durrës-Rrogozhinë ka një vlerë totale financimi prej 120 milionë eurosh, duke përfshirë grante dhe kredi të buta nga institucione europiane.
Linja do të ketë një gjatësi prej 34 kilometrash të cilët do të arrijnë shpejtësinë e 120 km/h.
