Festa e Pashkëve rikthen shqiptarët pranë familjarëve/ Në Kakavijë e Kapshticë fluks i lartë lëvizjesh
Festa e Pashkëve ka rritur fluksin e kalimit të qytetarëve shqiptarë në pikat e kufirit që kemi me Greqinë.
Ndërkohë që policia ka marrë masa shtesë. Janë publikuar edhe shifrat e 24 orëve të fundit të qarkullimit të qytetarëve.
PKK Kakavijë:
Më datë 17.04.2025, shërbimet e SPK Kakavijë, kanë përpunuar 10700 shtetas në hyrje - dalje, nga të cilët 7740 në hyrje dhe 2960 në dalje, si dhe 3656 mjete në hyrje - dalje, nga të cilat 2796 në hyrje dhe 860 në dalje.Nga pala shqiptare punohet në hyrje me 4 dhe në dalje me 3 sportele ndërsa nga pala greke punohet me 2 ne dalje dhe një në hyrje.
Kapshticë:
Në prag të festës së Pashkës, është rritur ndjeshëm fluksi i lëvizjeve në pikën kufitare të Kapshticës. Gjatë 24 orëve të fundit, përmes kësaj pike kanë hyrë dhe dalë gjithsej 10,478 shtetas.
Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i udhëtarëve është regjistruar në hyrje të territorit shqiptar, me 7,921 hyrje, ndërsa në dalje janë shënuar 2,557 shtetas.
Autoritetet bëjnë me dije se fluksi më i lartë është regjistruar gjatë pasdites së së enjtes, ndërsa pritet që lëvizjet të mbeten të larta edhe gjatë ditës së sotme.

