Berisha uron Pashkën nga Dibra: Ngjallja është shpresa! Brenda 100 ditëve do iu kthehen qytetarëve paratë e vjedhura

Nga Dibra, ku prezanton kandidatët e PD-ASHM, lideri demokrat Sali Berisha ka uruar festën e Pashkës, një festë që sipas tij, simbolizon shpresës, përjetësinë e jetës dhe vlerat njerëzore.

Gjatë fjalës së tj përpara qindra dibranëve në takimin entuziazëm, Berisha tha se prezenca e tyre është një mesazh triumfi dhe fitoreje që u përcillet shqiptareve në Shqipëri dhe kudo në botë.

"Të dashur dhe të nderuar dibrane dhe dibranë, të pranishëm në këtë sallë, qindra të tjerë jashtë kësaj salle dhe të gjithë banorëve fisnikë të këtij qarku, Peshkopisë, Bulqizës, Matit, përshëndetjet e mia më vëllazërore, mirënjohjen time më të pakufishme për këtë pritje të jashtëzakonshme.

Për këtë mesazh triumfi dhe fitoreje që ju u përcillni shqiptareve dhe shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo në botë.
I dashur zoti Xhelal Mziu, udhëheqës politik i qarkut të Dibrës, të dashur kryetarë të degëve të PD në Peshkopi, Dibër dhe Mat, të dashur kandidatë për deputetë të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore për qarkun e Dibrës, bij dhe bija të shquar të këtij qarku, përfaqësues tuaj dinjitozë, krenari e vërtetë kombëtare për Dibrën, Bulqizën, Matin dhe mbarë Shqipërinë.

Sot ky entuziazëm, ky optimizëm i juaji, dhe i gjithë qarkut, është dëshmia më madhore e pranverës dibrane të demokracisë. E fitores së 11 majit.

Sot ne mblidhemi ndërkohë që vëllezërit dhe motrat tona të krishterë, katolikë dhe ortodoksë, kudo që ndodhen, festojnë nesër ngjalljen e Krishtit, festojnë Pashkën. Le t’u urojmë nga zemra gëzuar festën.
Ngjallja është shpresa, është përjetësia e jetës, e vlerave, e njeriut". u shpreh Berisha.

Teksa foli për qeverisjen e tij në rast të fitores së zgjedhjeve të 11 majit, Berisha deklaroi se brenda 100 ditëve do iu kthehen qytetarëve paratë e vjedhura.

FJALIMI I PLOTË:

Të dashur miq, unë jam sot para jush për të paraqitur në emër të koalicionit për Shqipërinë Madhështore, koalicionit më të madh që ka pasur Shqipëria në 32 vite, koalicionit të 25 partive politike, programin tonë.

Për të paraqitur projektin tonë për Dibrën Madhështore, për Shqipërinë Madhështore.

Asgjë nuk kemi shpikur ne në projektin e Shqipërisë Madhështore.

Themelet e këtij projekti janë në shpirtin e madh të grave dhe burrave të Dibrës dhe Shqipërisë.

Themelet e këtij projekti janë në trashëgiminë e Dibrës dhe Shqipërisë.

Themelet e këtij projekti janë në trashëgiminë e kësaj treve, që i dha kombit kryeheroin e vet, i dha kombit mbretin që ndërtoi shtetin e parë të shqiptarëve.

I dha kombit qeverinë e parë të Lidhjes së Prizrenit, qeverinë e parë shqiptare.

I dha kombit lavdinë e pamposhtur të burrave dhe grave të tij, maleve dhe kodrave, fushave të tij.

Rroftë Dibra, rroftë Mati, rroftë Bulqiza, rroftë Shqipëria.

Unë kam nder të madh që përfaqësoj sot 25 forca politike dhe u garantoj se vij tek ju me sensin e shërbëtorit tuaj.

Vij tek ju me bindje dhe vendosmëri, me misionin për të bërë gjithçka që kjo situatë të përmbyset.

Që Dibra, që Shqipëria të shndërrohet në vendin e ëndrrës shqiptare.

Që Dibra, që Shqipëria të bëhen të jetueshme dhe të mos braktisen si toka të shkreta.

Miqtë e mi, në këtë moshë, në këto vite, në vjeshtën time të mrekullueshme, nuk më duhet pushteti. Nuk kam ambicie për para, as për luks, por kam një ambicie, por kam një qëllim, por kam një mision, të bëj gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj.

Për të përmbushur me nder para jush, për të përmbushur me faqe të bardhë para jush këtë mision, unë kam edhe atë që të tjerët ma sulmojnë.

Kam një eksperiencë, e cila më bën mua të mundur të mbaj çdo premtim timin, të realizojmë çdo premtim.

Dhe u jap fjalën se ky program do jetë realitet për ju.

Po, po!

Nga e nisim ne këtë program? E nisim nga ata të cilët janë më në nevojë.

Nga ata të cilët jetojnë duke folur me vete për shkak të skamjes dhe mjerimit.

E nisim pra për ta bërë këtë shoqëri më të drejtë, më njerëzore, më humane, më të barabartë.

Ne kemi çdo potencial, por kemi edhe eksperiencën që ta bëjmë këtë me shpejtësi të madhe.

Ta bëjmë këtë brenda 100 ditëve.

Ata që mund të pyesin, po ç’janë këto çudira, u them nuk ka asnjë çudi. Qeveria e ardhshme, brenda 100 ditëve do u kthejë paratë e vjedhura shqiptarëve.

Miq, filozofia jonë, thelbi i këtij programi, bazohet në parimin e thjeshtë, paratë qytetarëve, paratë qytetarëve, paratë qytetarëve!

Po këtu, Sali Berisha nuk ka asnjë shpikje, asnjë zbulim.

Sali Berisha nuk bën gjë tjetër vetëm zbaton atë parim të hekurt që është i detyrueshëm për çdo qytetar të përgjegjshëm.

Miqtë e mi, cilido që mund të dyshojë, të gjejë një mësuese në Dibër apo në Shqipëri që nuk iu mbidyfishua rroga nga viti 2005 deri në vitin 2013. Të gjejë një mjek, një infermiere, një punonjës që nuk iu dyfishua rroga.

Të gjejë një pensionist me pension të ulët që nuk iu dyfishua pensioni.

Të gjejë një pensionist me pension të mesëm që nuk iu rrit pensioni 60 përqind.

Të gjejë një pensionist me pension të lartë që nuk iu rrit pensioni 40 përqind.

Ne bëmë atë që bën një qeveri e përgjegjshme.

Duke u kthyer paratë qytetarëve, njerëzit me rrogat më të ulëta dolën si njerëzit më të paguar se të gjithë popujt e Ballkanit, më të paguar se bullgarët dhe rumunët.

Këtu e lamë në vitin 2013.

Jo vetëm kaq, por nga viti 2009, madje edhe më parë, por nga viti 2009 gjer në vitin 2013, 180 mijë vëllezër e motra, emigrantë tanë, u kthyen në Shqipëri, nisën investimet, vendosën bizneset.

Çfarë ndodhi?

Miq, do më falni. Për ata që kanë përjetuar diktaturën, u rikujtoj këtu se të gjithë gazetarët që vinin në Shqipëri, e kishin një titull në çdo artikull: Shqipëria, vendi i kohës së ndaluar.

Çfarë ndodhi 12 vite me regjimin e Edi Ramës? Rrogat i ngriu, pensionet pothuajse i ngriu.

Kurse çmimet u rritën nga viti në vit.

Paratë nuk iu kthyen shqiptarëve.

Dhe ne, dibranët, shqiptarët, që ishim me rroga, pensione më të larta se popujt përreth, arritëm me çmimet më të larta dhe rrogat më të ulëta.

Bashkëmoshatari i pensionistit shqiptar, që merrte në vitin 2013, 143 mijë lekë dhe në Mal të Zi merrte 138 mijë, sot merr në Mal të Zi 450 mijë. Sot merr në Serbi 405 mijë. Sot merr në Maqedoni 319 mijë.

Pse kjo? Sepse u kthejnë paratë qytetarëve.

Po këta çfarë bënë? Këta kur ndanë buxhetin, u lanë thërrime.

Grabitën 90 përqind të investimeve.

12 miliardë kanë investuar në rrugë, të cilat nuk shkojnë më shumë se 2.3 miliardë. Pra kanë vjedhur 80-90 përqind të të gjitha taksave tuaja.

Kjo merr fund.

Miqtë e mi, PD do vendosë minimumin jetik 200 euro për çdo shqiptar, për çdo pensionist që ka pensionin nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo student, për çdo jetim.

PD do vendosë rrogën minimale 500 euro.

PD dhe koalicioni i ardhshëm në qeveri zotohet para jush për kartën e konsumatorit, me të cilën rrogëulëtit dhe pensionistët do marrin ushqimet 20 përqind më lirë se të tjerët.

Nafta, të cilën Kosova e merr nga Durrësi dhe e shet 40 përqind më lirë, do zbresë në çmimin që e shet Kosova dhe Maqedonia.

Fermerët e Dibrës, këta njerëz të mrekullueshëm, do kenë mbështetje të fuqishme, 5 herë më të madhe se sot.

Do kenë atë mbështetje për çdo fidan të mbjellë, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti.

Fermerët do kenë linjat e kreditimit të butë të tyre. Mbrojtjen e prodhimeve të tyre, mbrojtjen sezonale, mbrojtjen nga faktorë natyrore, mbrojtje nga inputet toksike që sillen sot.

Dibra dhe shqiptarët jetojnë sot një katastrofë në shërbimin shëndetësor.

Miq, tre ditë më parë, INSTAT informoi se shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdesin shëndetësor. Pra, paguajnë për ilaçe dhe kujdesin shëndetësor 410 euro për person.

Ky është çmimi më i lartë që paguan një qytetar në Europë dhe në botë.

Ndërkohë nga taksat tuaja për shëndetësinë jepen 1 miliard euro.

Pse kjo? Sepse vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen.

Sot gjendja e spitaleve është katastrofale.

U garantoj se ka qenë më mirë në vitin 1986 kur unë kam bërë këtu tre muaj praktikë mjekësore. Po, ka qenë më mirë.

Mjekët i kishit këtu, humanistë të vërtetë ata, ditë e natë punonin për qytetarët e Dibrës. Me aftësi dhe zotësi mbulonin shumë mungesa të tjera.

Kurse sot mjekët ikin, infermierët ikin, shëndetësia është shpartalluar.

Kjo është, ndaj dhe ne do dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë.

Do dyfishojmë buxhetin për arsimin. Mësuesin, këtë misionar të kombit dhe të dijes, do e vendosim përsëri në piedestal.

Rroga e mësuesit do jetë jo më pak se 1500 euro.

Shkollat do modernizohen.

Tarifat për studimet do hiqen.

Mesatarja do hiqet.