Fushata në Maliq, Rama: Falë nesh ky vend ka ndryshuar! PS nuk mundet dot, e mbështesin 56 % e vajzave dhe grave të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rana ka vijuar takimet e tij me qytetarët. Këtë të shtunë është ndalur në Maliq. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se falë punës së PS, Maliqi ka ndryshuar.
“Na duhet të bashkohemi të gjithë si shqiptarë dhe t’i japim një mesazh shumë të qartë të gjithë vendeve të Europës, duke nxjerrë nga kutitë e votimit një shumicë popullore që i thotë Europës, duam të ulemi tani në sofrën e përbashkët të BE”, tha Rama.
Rama u shpreh se qytetarët shqiptarë më 11 maj duhet të votojnë PS për Shqipërinë 2030 në BE. Në takimin e zhvilluar në Maliq këtë të shtunë, kryesocialisti Rama theksoi se në 11 maj me votën e tyre, prindërit investojnë që fëmijët dhe shqiptarët të kenë pasaportën europiane të Shqipërisë.
“Zgjedhja e 11 majit nuk është një zgjedhje mes PS dhe kënetës. Edhe pse është çmenduri që mund të shkosh me kënetën. Qëllimi kënetës nuk ka lidhje me qëllimin e madh të përbashkët të popullit. Zgjedhja është midis së mirës së madhe të përbashkët të gjithë kombit dhe interesit të një familje të vetme. Zgjedhja është midis Shqipërisë 2030 dhe BE dhe kënetës dhe bufit të saj për ta kthyer Shqipërinë drejt e në gropë. Si mund ta diskutojnë prindërit demokratë se çfarë duhet të votojnë në 11 maj. Në 11 maj me votën e tyre investojnë që fëmijët të kenë pasaportën europiane të Shqipërisë”, tha Rama.
Gjithashtu drejtuar të rinjve, Rama u shpreh se padyshim në zgjedhjet e 11 majit duhet të votojnë për Shqipërinë në BE.
“Si mund të shkohet në kënetë. Me tregonin në video, një deputet i kënetës, një Fidel Fidel…Hajde muhabet hajde. Hajde çyryk hajde. Po kur thonë Edi Rama ofendon burrat se i quan çyryk. Unë them se PS nuk mundet dot, sepse e mbështesin 56 % e vajzave dhe grave të Shqipërisë. Burrat gjysmën e trurit e kanë me ujë, me ujë kënete…. Gratë kanë mision të madh dhe nëse Shqipëria është afër BE, arsyeja kryesore është se kjo forcë politike mbështetjen e kanë tek gratë…Në listën e mbyllur 52 % ne i kemi gra…Më 11 maj në BE, jo në kënetë. Përtej dallimeve, të majtë e të djathtë, rruga jonë është në BE që të bëhemi më në fund të barabartë”, tha Rama.
“Shqipëria është gati për t’u bërë pjesë e familjes europiane”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin e tij të zhvilluar me qytetarët në Maliq.
Në takimin e tij në Maliq, Rama tha se ky qytet ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm dhe se është bërë një model i zhvillimit dhe përmirësimit të kushteve të jetesës.
“Ne kemi bërë të gjithë punën tonë për të qenë gati në këtë moment. Kur na refuzonin edhe pse Komisioni Europian shprehej se Shqipëria duhet t’i hapë negociatat, por dilnin vende kundër nesh. Ne vazhdonim punën. Por hapja e derës sot ka ardhur si rezultat i faktit që ne jemi gati, por edhe ata për arsye të ndryshme duan të japin mesazh që Europa po rritet. Ndaj ylli i fatit tonë dhe ylli i fatit të Europës janë rreshtuar bashkë.
Por ne duhet të bëjmë pjesën tonë, duhet të mbyllim negociatat. Na kanë dhënë një plan në tavolinë për të mbyllur negociatat në 2027. Por kini parasysh që negociatat zhvillohen mes dy palësh . Janë 1 mijë vetë nga ana jonë dhe 1 mijë vetë nga ana e tyre për të kuptuar se çfarë volumi pune është”, tha Rama.


