Seferi: Të rinjtë janë frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin dhe fëmijët tanë

Kandidati i Demokratëve Euroatlantik për deputet, Pëllumb Seferi,  ka shprehur falënderime për të rinjtë dhe ka theksuar se ata janë burimi i frymëzimit për takime dhe biseda me qytetarët.

"Të rinjtë jana ata që na frymëzojnë të takojmë këdo prej jush, të jemi në çdo lagje, në çdo derë, për të bashkëbiseduar me çdonjërin prej jush, sepse vetëm së bashku mund të ecim në rrugën e duhur për këtë vend, për fëmijët tanë.
Faleminderit të rinj…", shkruan Seferi.