Starmer dhe Trump dëgjohen me telefon! Londra: Bisedë qëndrueshme dhe produktive

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer dhe Presidenti amerikan Donald Trump zhvilluan një bisedë telefonike ku u diskutuan çështjen e tregtisë, lufta në Ukrainë, situata në Iran dhe operacionet e fundit kundër rebelëve Houthi në Jemen.

Shtëpia e Bardhë theksoi se biseda përfshiu edhe përpjekjet për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë dhe ruajtjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme.

Zyra e kryeministrit britanik Downing Street e përshkroi bisedën si "të qëndrueshme dhe produktive", ndërsa Starmer ritheksoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për tregti të lirë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Kjo bisedë vjen menjëherë pas vendimit të administratës Trump për të vendosur tarifa të reja mbi importet nga Mbretëria e Bashkuar, një normë bazë prej 10% për shumicën e mallrave, dhe tarifa deri në 25% për sektorë strategjikë si industria automobilistike, çeliku dhe alumini.

Në deklaratën për mediet të shtëpisë së bardhë mbi bisedën thuhet se Presidenti Trump ka konfirmuar vizitën e tij shtetërore në Britani më vonë këtë vit, ku pritet të takohet me Mbretin Charles III.