Tjetër aksident ajror në SHBA/ Avioni rrëzohet në lumin Nebraska, humbasin jetën 3 personat në bord
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2025, 10:49
Tre persona humbën jetën kur një aeroplan i vogël u rrëzua në një lumë në Nebraskën lindore të premten mbrëma, thanë autoritetet.
Avioni po udhëtonte përgjatë lumit Platte dhe u rrëzua në ujë në jug të Fremont në orën 20:15, tha Sgt. Brie Frank, nga Zyra e Sherifit të Dodge County gjatë një konference për shtyp.
Të tre trupat e personave u gjetën, konfirmoi Frank.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur menjëherë identitetin e viktimave.
Zyra e sherifit tha se Administrata Federale e Aviacionit dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të mbikëqyrin hetimin pranë Fremont, që ndodhet rreth 37 milje (59.5 kilometra) në perëndim të Omaha.

