GRUSHTI I HEKURT! Roxhers Muslia, Kampion Bote për të rinj: Është një ëndërr që u bë realitet (FOTO+VIDEO)
Kombëtarja shqiptare e boksit u shpall fituese ndaj asaj spanjolle në 9 përballjet e b!oksit olimpik që u mbajt mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.
Në përfundim në boksin olimpik Kristi Bejko u shpall boksieri më teknik dhe Jemin Allmuça si boksieri më i mirë. Në boksin profesionist Fitoi Denis Nurja fitoi me në 6 raunde. Neraldo Ymeri fitoi me KO.
Fitore me KO teknik edhe për Roxhers Muslia që fitoi titullin botëror për të rinj te Federatës WBO. Ky i fundit në një intervistën dhënë për mediat nuk i fshehu emocionet e fitores.
INTERVISTA

Gazetari: Roxhers, urime për këtë sukses të madh! Kampion bote për të rinjtë në WBO, si ndihesh?
Roxhers Mulsia: Faleminderit shumë! Është një ëndërr që u bë realitet. Pas shumë vitesh stërvitje, sakrificash dhe lodhjeje, më në fund ja dola. Emocioni është i madh, por mbi të gjitha ndjej krenari për veten, familjen dhe vendin tim.
Gazetari: Nga Puka në majat e botës… Sa ndikim ka pasur familja në këtë rrugëtim?
Roxhers: Familja ka qenë gjithçka për mua, sidomos babai. Ai ka qenë shtylla ime, njeriu që më ka dhënë forcë kur isha i lodhur, besim kur kisha dyshime, dhe motivim kur mendoja të dorëzohesha. Pa të, nuk do isha këtu sot. Ai ka sakrifikuar shumë për mua, çdo hap i imi në ring është edhe hapi i tij.
Gazetari: Të thërrasin “Luani i Veriut”. Si e përjeton këtë nofkë?
Roxhers: E përjetoj me krenari. Veriu është simbol i forcës dhe qëndresës. Kam sjellë në ring shpirtin luftarak të vendit tim, dhe jam krenar që e përfaqësoj me këtë emër.
Gazetari: Cili është mesazhi yt për të rinjtë shqiptarë?
Roxhers: Të mos ndalen kurrë së ëndërruari dhe të mos harrojnë rrënjët. Me vullnet, punë të palodhur dhe mbështetjen e familjes, gjithçka është e mundur. Unë jam një djalë i thjeshtë nga Puka që sot mban një titull bote. Pse jo edhe ata?

Gazetari: Faleminderit, Roxhers. Je frymëzim për shumë të rinj!
Roxhers: Faleminderit juve! Kjo fitore është për Shqipërinë dhe për babain tim, që ka qenë gjithmonë pas meje.


