Dy viktima nga moti i keq në Itali! Babë e bir i mori rryma, ranë në gropën e hapur prej reshjeve
Babë e bir kanë mbetur viktima të përmbytjes në Itali. makina e tyre u përfshi nga një vorbull uji duke rënë më pas në një gropë të hapur si pasojë e rrëshqitjeve të dherave. Situata e emergjencës vijon prej dy ditësh në tre rajone.
Moti i keq në verilindje të Italisë ka shkaktuar dy viktima.
Ngjarja tragjike është regjistruar në Valdagno të Viccencës, në provincën e Vicenzës, ku mjeti ku udhëtonin babë e bir ranë në një gropë të hapur nga rrëshqitja e dherave.
Autoritetet bënë të ditur se mjeti u përfshi nga një vorbull e ujit pasi makina e tyre ra në një gropë të hapur nga shkatërrimi i urës si pasojë e reshjeve të dendura të së enjtes mbrëma. Automjeti përfundoi në lumin Agno dhe trupi u gjet mëngjesin e së premtes në rezervuarin e Trissinos.
Ndërkohë në Trento, një rrëshqitje dheu në lagjen San Martino ka prekur një banesë, duke detyruar autoritetet të evakuojnë 14 persona për arsye sigurie. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por qarkullimi në zonë është ndërprerë.
Rrëshqitje të mëdha dherash janë regjistruar edhe në fshatra malorë, por pa dëme në njerëz.
Situata mbetet e rënduar zona të tjera ndërsa lumenjtë vijojnë të fryhen si pasojë e reshjeve të dendura. Sinjalet e alarmit janë ndezur tashmë edhe në disa zona të Torinos, por edhe në Piemonte.
Mediet italiane bëjnë me dije se në ndihmë të grupeve të emergjencave janë edhe helikopterët për të evakuuar personat dhe familjet e rrezikuara nga përmbytjet.

