Gjermani, mjeku vr*t 15 pacientë, Dollenberg: Rast i rëndë që prek të gjithë mjekësinë
Një mjek 40-vjeçar në Gjermani është vënë nën hetim për një rast tronditës ku ai akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve, duke u administruar qëllimisht doza vdekjeprurëse medikamentesh. Viktimat ishin pacientë paliativë, persona në fazat e fundit të jetës që trajtohen për lehtësimin e dhimbjeve.
Sipas prokurorëve gjermanë, mjeku dyshohet se ka vepruar në mënyrë të qëllimshme në disa shtete të ndryshme të Gjermanisë, ku kishte punuar gjatë viteve të fundit. Ai është arrestuar në gusht të vitit 2024 dhe ndodhet ende në paraburgim. Emri i tij nuk është bërë publik, për shkak të ligjeve gjermane të privatësisë.
Fillimisht, ai dyshohej për përfshirje në katër vdekje të dyshimta në vitin 2023, dhe për tentativë për fshehjen e provave, duke i vënë flakën banesave të viktimave. Por hetimet kanë zbuluar edhe 11 raste të tjera, që datojnë deri në vitin 2021, dhe autoritetet thonë se numri i viktimave mund të rritet ndërsa hetimi vazhdon.
Ky rast ka shkaktuar tronditje në opinionin publik gjerman dhe ka ngritur shqetësime serioze mbi mbikëqyrjen e praktikave mjekësore në trajtimin e pacientëve në faza terminale.
Pr ky rast ka tronditur jo vetëm qytetarët gjermanë por edhe mjekët atje, dhe një gjë e tillë u konfirmua nga mjekja shqiptare në Gjermani Aurora Dollenberg.
Në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News” Dollenberg u shpreh se kjo ngjarje është një mjaft e rëndë që prek të gjithë mjekësinë.
“Historia e hetimeve ka nisur në gushtin e vitit të kaluar i akuzuar për 4 krime dhe në momentin që flasim Gjykata e Berlinit ka zbuluar deri në 75 raste për të cilat ai do të dënohet tanimë dhe duke qenë se po kërkohen dhe raste të tjera janë dhe 400 raste të tjera që dyshohet se kanë autor pikërisht këtë mjek”, u shpreh Dollenberg.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME MJEKEN AURORA DOLLENBERG


