Inflacioni sipas metodës së Eurostat, 2,5% në mars

Ndryshimi vjetor i çmimeve të mallrave të konsumit, i matur sipas metodologjisë së Eurostat-it, në muajin mars u llogarit 2,5%.

Inflacioni sipas Eurostat rezulton 0.4% më i lartë se inflacioni i matur sipas metodologjisë së INSTAT-it.

Referuar raportit të publikuar nga INSTAT-i, rritja më e madhe e çmimeve prej 8,9 % vërehet në grupin “argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “pije alkoolike dhe duhan” me 4,1%, “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “hotele, kafene dhe restorante” me 3,1% secili, “ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,5%, “veshje dhe këpucë” me 2,3%, “shërbimi arsimor” “komunikimi” me 1,4%, “shëndeti” me 0,8%, dhe “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3%.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “transporti” u ulën me 1,3%.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synon për konsumin final në territorin e Shqipërisë.

IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet europiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Europës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.

Inflacioni sipas metodës së Eurostat, 2,5% në mars