Tentuan të hynin ilegalisht me jaht luksoz për Britani/ Kapen 20 emigrantë shqiptarë në kanalin anglez
20 emigrantë shqiptarë janë kapur nga autoritetet britanike në kanalin anglez, të cilët ishin fshehur në kuvertën e një jahti luksoz, me qëllim kalimin e paligjshëm në Britani të Madhe.
Sipas raportimit në mediat e huaja, 19 burra dhe 1 grua, pritet të dëbohen në Shqipëri, sipas zëdhënësit të Home Office të Britanisë.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen janë arrestuar kontrabandistët që i ndihmuan të fshiheshin në jaht.
Bleda Bega, 44 vjeçe, akuzohet për “lehtësim të hyrjes së paligjshme” në vend. Asaj i është caktuar masa e paraburgimit për t’u paraqitur në Gjykatat e Bodmin.
Dy persona të tjerë, gjithashtu shtetas shqiptarë, u arrestuan nën dyshimin për të njëjtën vepër. Njëri u lirua nga hetimi penal, por është arrestuar pasi ndodhet ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, konfirmoi Home Office.

