Goditet rrjeti që kontrabandonte pajisje për ndërtimin e dronëve që u përdoren ndaj Izraelit

Një rrjet që furnizonte Hezbollahun me pajisje për ndërtimin e dronëve ushtarakë është goditur nga agjencitë evropiane të sigurisë. Operacioni, i zhvilluar në disa vende të BE-së dhe në Britani, çoi në arrestime dhe sekuestrime, duke treguar rrezikun që paraqet Hezbollahu dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Agjencitë evropiane goditën një rrjet logjistik që furnizonte organizatën Hezbollah me pajisje për ndërtimin e dronëve ushtarakë, raporton e përditshmja franceze ”Le Figaro”.

Rrjeti sipas hetimit vepronte nga Spanja, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe dhe përdorte kompani tregtare për të maskuar operacionet e tij.

Hetimi filloi në Spanjë, ku Guardia Civil identifikoi një  anormale të pajisjeve të lidhura me dronët.

Të dyshuarit, të gjithë libanezë, blenë sisteme udhëzuese elektronike, helikë, motora benzine, më shumë se 200 motorë elektrikë dhe tonelata rezinë dhe materiale të përbëra për prodhimin e avionëve dhe krahëve.

Sipas autoriteteve, pajisje të ngjashme mund të jenë përdorur tashmë në dronët e lëshuar nga Hezbollahu kundër Izraelit.

Zbulimi u bë i mundur falë bashkëpunimit mes shërbimeve të inteligjencës evropiane, që çoi në arrestime dhe sekuestrim të materialit.

Autoritetet theksojnë se hetimi nënvizon kërcënimin e vazhdueshëm që paraqet Hezbollahu dhe nevojën për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar kundër riarmatimit të grupeve terroriste.