“Të vërtetat e heshtura” e krimeve! Afrika e Jugut rihap hetimet për vdekjen nobelistit anti-aparteid dhe avokatit
Një gjykatë në Afrikën e Jugut pritet të rishqyrtojë rrethanat e vdekjes së një prej figurave më të njohura të luftës kundër sistemit racist të aparteidit, i vlerësuar me cmim Nobel për paqe. Ngjarja fillimisht u cilësua si aksidentale, por që familja dhe aktivistët dyshojnë se ishte vrasje politike.
Po rihap hetimin mbi vdekjen e Albert Luthulit, liderit kundër aparteidit dhe fituesit të Nobelit, e cila u përshkrua fillimisht si aksidentale, por që familja dhe aktivistët dyshojnë se ishte vrasje politike.
Paralelisht, po rihapet edhe çështja e avokatit Mxenge, i vrarë nga një skuadër sekrete në vitin 1981, pas daljes së provave të reja që nuk u paraqitën më parë në Komisionin e së Vërtetës dhe Pajtimit.
Afrika e Jugut është gati të rihapë hetimin për vdekjen misterioze të fituesit të Çmimit Nobel për Paqe, Albert Luthuli, një prej figurave më të njohura të luftës kundër sistemit racist të aparteidit
Një hetim i vitit 1967 vendosi se Ai kishte qenë duke ecur mbi shinat e trenit kur u godit dhe humbi jetën nga një frakturë në kafkë, por aktivistët dhe familja e tij kanë vënë në dyshim versionin zyrtar dhe e kanë mirëpritur rihapjen e hetimit.
Autoriteti Kombëtar i Prokurorisë (NPA) njoftoi se do të paraqesë prova në gjykatë me qëllim që të përmbysë gjetjet fillestare për vdekjen e Luthulit, megjithatë nuk u bë e ditur se për çfarë provash bëhet fjalë.
Nipi i Luthulit thotë se familja e mirëpret rihapjen e hetimit, duke shpresuar se e vërteta do të dalë më në fund në dritë pavarësisht se shumë nga ata që dyshohen për përfshirje nuk janë më gjallë.
Albert Luthuli ishte lider i Kongresit Kombëtar Afrikan– i ndaluar në atë kohë – dhe u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1960, si simbol i rezistencës paqësore kundër aparteidit.
Një tjetër hetim i shumëpritur është ai për vdekjen brutale të avokatit Mlungisi Griffiths Mxenge, i cili u vra në vitin 1981. Ai u godit me thikë 45 herë dhe më pas iu pre fyti.
Vetëm në vitin 1990, vrasësit e tij u zbuluan dhe mes tyre edhe anëtarë të një skuadre të fshehtë të policisë.
Edhe pse u shpallën fajtorë, ata morën amnisti nga Komisioni i së Vërtetës dhe Pajtimit.
Rihapja e këtyre dosjeve është një përpjekje për të vendosur drejtësi dhe për të ndriçuar të vërtetat e errëta të së kaluarës, në një vend që ende përpiqet të pajtohet me historinë e tij.

