“Më 11 maj në BE, ose në gropë! ”, Rama çel fushatën e PS-së: Nga ky shesh i Skënderbeut kemi shansin historik drejt Evropës

Partia Socialiste çeli sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”.

Me një skenë ku në qendër janë 12 yje që simbolizojnë 12 yjet e flamurit të BE-së, eventi elektoral nisi me prezantimin e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe, shoqëruar me performancën me këngë e valle tradicionale.

Në një fjalim me tone simbolike dhe historike, Rama e ka krahasuar 11 majin, datën e zgjedhjeve, me një çelës për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Ai theksoi se pas kësaj date qëndron një mandat i gjatë katërvjeçar, i cili do të jetë vendimtar për “të fituar bastin me Europën”.

Rama kujtoi zërin e lashtë arbëror që jehonte nga malet, duke bërë thirrje për një “marshim të fundit drejt tokës së premtuar” – Bashkimit Europian – ku, siç u shpreh ai, do të ngjitet flamuri kuqezi, “më i bukuri në botë”.

Rama: "Ne kemi shansin për të hedhur hapin përfundimtar drejt bashkimit me BE dhe ndarjes pa kthim nga Azia. Për ne sot këtu nis e përpjeta e fundit drejt e Evropës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj. 11 maji i afërt sa 30 mëngjese, pas saj është një mandat i gjatë sa 4 vite për të fituar bastin me Europën. Mos e harroni për këtë çast mbi 2 anët e së njejtës medalje kanë hedhur gjithçka kanë pasur shqiptarët e arbërorët.

‘Dëgjova një zë gjëmues në male në gjuhën arbërore!’

Unë jam zëri që thërras në shkretëtirë thuhet në Bibël.

Nga malet u dëgjua më shumë se 700 vite parë zëri arbëror se ata ishin pema e lashtë e saj dhe filizi gjithmonë i njomë mes kombesh të plakura. Nuk jam këtu sot tju marr përdore e t’ju zhys nëpër legjenda, por për të shkuar në një marshim të fundit drejt tokës së premtuar Europës ku do të ngjisim flamurin më të bukur në botë”, tha ai.

Rama ka deklaruar se synimi i tij dhe i qeverisë është t’i japin fund trajtimit të Shqipërisë si një vend të dorës së dytë dhe ta bëjnë atë të barabartë me qytetarët e Bashkimit Europian.

Në një fjalim të mbajtur sot në sheshin Skënderbej në çeljen e fushatës së PS, Rama theksoi se Shqipëria ka bërë përparime të dukshme gjatë mandatit të tij, duke përmendur reformat që kanë sjellë zhvillim konkret, siç është krijimi i një sistemi të drejtësisë të pavarur.

“Më 11 maj në BE, ose në gropë! ”, Rama

Sipas kryeministrit, ndryshimi do të jetë i dukshëm deri në vitin 2030, ndërsa ftoi shqiptarët që të bëjnë zgjedhjen mes një të ardhmeje europiane dhe të kaluarës së mbetur në “kënetën” e opozitës.

Ai theksoi se 11 maji është momenti kyç për të vendosur nëse Shqipëria do të përparojë drejt Bashkimit Europian
apo do të ngelet e bllokuar në një situatë të pasigurt.

“Duam t’i japim fund historisë së një populli të mbetur padrejtësisht si një vend i dorës së dytë e ti dorëzojmë pasaportën u nuk ka dallim me qytetarët e BE.

Shqipëria sot nuk është gjëkundi njëlloj me atë që ishte me atë kur morëm detyrën. Vetëm në kënetën e opozitës dhe mediave rreth saj, situata qenka me keq se ç’ishte kur ne morëm detyrën. Por Shqipëria sot nuk do të jetë gjëkund krahasuar me atë të 2030. Mbase edhe këneta do të jetë tharë deri atëherë.

Por kjo është e vetmja gjë që e ka në dorë pakica e jo shumica e shqiptarëve. Na familjen e BE askush nuk vë në pikëpyetje barazinë para ligjit, të cilët ne e kemi sjellë për herë të parë si zhvillim konkret real në jetën shqiptare. Kurrë s’ka pasur kurrë drejtësi të pavarur.

Qysh nga 1912 dhe deri pak vite më parë nuk ka pasur asnjëherë në asnjë individ të veshur me pushtet politik që të jetë hetuar apo gjykuar nga prokurorë apo gjykatës të pavarur  prej qeverisë.

Por ama barazinë para ligjit populli shqiptar nuk mund ta lërë në dorë të qeverive, por duhet ta mbrojë me forcën e vullnetit të vet, duke filluar nga 11 maji, ku zgjedhja nuk është mes ca partive, por mes Shqipërisë 2030 në BE dhe Shqipërisë drejt e në gropë përsëri. Me ne ose me kënetën madhështore dhe me shitësat e qilimat fluturues, që kanë edhe ca emra qesharakë”, tha Rama.