Shqipëria përfaqësohet me dy sportistë në Kampionatin Botëror të “Fitness Challenge”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 18:38
Shqipëria u përfaqësua në Kampionatin Botëror të ‘Fitness Challenge’ të mbajtur në Bishkek të Kirgistanit, me sportistët Jurgen Veizi dhe Klejdi Qemalli, bëri të ditur sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).
Në garën individuale ‘Golden Level’, Jurgen Veizi bëri një paraqitje dinjitoze, duke u renditur në vendin e pestë.
Në garën ekipore “Gold Level Team of Two”, Jurgen Veizi dhe Klejdi Qemalli, për pak pikë humbën zonën e medaljeve, duke u renditur në vendin e katërt.
