Surprizohet Albano/ Luana e uron por refuzon t'i këndojë këngën: Të bëhesh sa kryeplaku...(VIDEO)

pektakli i sotëm i “FermaVip” nisi me një moment të veçantë dhe plot emocione për kryeplakun e fermës, Albano Bogdon, i cili feston ditëlindjen.

Në këtë ditë të rëndësishme për të, banorët e fermës u bashkuan dhe i kënduan këngën tradicionale të ditëlindjes, duke e surprizuar dhe emocionuar atë.

Megjithatë, një detaj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku: moderatorja Luana Vjollca zgjodhi të mos këndonte. Ajo u mjaftua me një urim të shkurtër, por plot kuptim:

“U bëfsh edhe 100. Të rrosh sa kryeplaku,” tha ajo, duke i dhuruar një buzëqeshje Albano Bogdos.