FOTO/ Oriola Marashi mahnit me një paraqitje ikonike
Modelja e famshme shqiptare, Oriola Marashi, ka rrëmbyer sërish vëmendjen e publikut me një set fotografik që përçon elegancë, sharm dhe një dozë të fuqishme vetëbesimi.
Me një prani që mbetet gjithmonë e paharrueshme, Oriola shfaqet si një yll kinemaje në një atmosferë klasike bardh e zi, duke rikujtuar epokën e artë të modës dhe glamurit.
Në njërën nga fotografitë, ajo shfaqet me një këmishë të bardhë të hapur mbi një korse elegante me dantella, duke thkesuar linjat perfekte trupore.
Ndërsa në një tjetër fotografi, ajo shfaqet pranë liqenit me një fustan të ngushtë me një dekolte të theksuar, që nxjerr në pah hijeshinë dhe sharmin e saj të natyrshëm.
Stili i flokëve dhe grimi i sofistikuar përforcojnë më tej imazhin e një dive moderne.
Seti fotografik nuk është thjesht një shfaqje bukurie, por një deklaratë e qartë stili dhe identiteti.
