Harrison Ford kërkon të tërhiqet nga aktrimi: Jam shumë i lodhur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 20:15
Aktori hollivudian, Harrison Ford, në një deklaratë është shprehur se kërkon të tërhiqet nga aktrimi.
Ford tregoi se ndihet i lodhur për shkak dhe të moshës 82-vjeçare.
“Dua të ndaloj së punuari. Do ta përfundoj atë që jam duke bërë.
Do të doja të kaloja më shumë kohë në shtëpi me familjen time. Kam gjëra në jetën time përtej kinemasë", tha Ford.
