KQZ miraton ngritjen e qendrave të votimit në 11 IEPV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sot një seancë publike, gjatë së cilës shpalli vendimet mbi një sërë shqyrtimesh administrative të denoncimeve të depozituara nga forca politike dhe organizata të ndryshme.

KQZ vendosi pushimin e shqyrtimit administrativ për denoncimet ndaj Kryetarëve të Bashkive Klos dhe Durrës, Kryetarit dhe Sekretarit të Këshillit Bashkiak Klos, si dhe Kryetarit të deleguar për Bashkinë Tiranë.

Ndërkohë, u vendos vijimi i hetimit administrativ për denoncimin nr. 53 ID ndaj Kryetarit të deleguar për Bashkinë Tiranë; denoncimin nr. 57 ID, datë 06.03.2025, ndaj Kryetarit të Bashkisë Roskovec; Denoncimin nr. 58 ID ndaj Kryetarit të Bashkisë Elbasan, Erjon Murataj.

Për denoncimet: nr. 60 ID të Organizatës “Drejtësia Sociale”, ndaj Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe nr. 67 ID të Partisë Demokratike, ndaj Kryeministrit, Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Kryetarit të Bashkisë Divjakë, u vendos përfundimi i hetimit administrativ, ndërsa vendimi do të shpallet në seancën e radhës.

Gjithashtu, u shty shqyrtimi për: Denoncimin nr. 59 ID të Organizatës “Qëndresa Qytetare”, ndaj një sërë funksionarësh të lartë dhe vendorë;

po ashtu në mbledhjen e sotme u vendos t’i lihet kohë subjekteve zgjedhore 24 orë kohë për vendosjen e shënimit “Prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të …. (vijon me emrin e subjektit zgjedhor)”, materialeve propagandistike dhe në rast të mos zbatimit të këtij detyrimi ligjor, do të urdhërohet Policia Bashkiake për heqjen e materialeve të subjekteve zgjedhore: “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në Durrës, Tiranë, Dibër, Gjirokastër, Elbasan;
“Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, në Dibër, Tiranë; Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në Korçë, Tiranë, Delvinë, Dibër;“Koalicioni Euroatlantik”, në Elbasan; Partia Djathtas 1912” në Delvinë.

Sot, i’u dha autorizimi 11 KZAZ-ve për krijimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit të Posaçmes dhe emërimin e anëtarëve të tij si më poshtë vijon:

1. KZAZ-së nr. 20 për KQV nr. 1292/01, pranë IEVP Fushë Krujë, Qarku Durrës

2. KZAZ-së nr. 1 për KQV nr. 0064/01, pranë IEVP Reç, Qarku Shkodër

3. KZAZ-së nr. 16 për KQV nr. 0938/02, pranë IEVP Burrel, Qarku Dibër

4. KZAZ-së nr. 80 për KQV nr. 4383/01, pranë IEVP Bënçë, Tepelenë, Qarku Gjirokastër

5. KZAZ-së nr. 86 për KQV nr. 4451/00, pranë IEVP Vlorë

6. KZAZ-së nr. 61 për KQV nr. 3079/03, pranë I.E.V.P Fier

7. KZAZ-së nr. 48 për KQV nr. 2391/00, pranë IEVP Elbasan

8. KZAZ-së nr. 45 për KQV nr. 2273/02, pranë I.E.V.P Elbasan

9. KZAZ-së nr. 67 për KQV nr. 3433/00, pranë I.E.V.P Berat

10. KZAZ-së nr. 46 për KQV nr. 2565/01, pranë I.E.V.P Elbasan

11. KZAZ-sw nr. 11 për KQV nr. 0636/00, pranë IEVP Kukës, Qarku Kukës.