Nis fushata elektorale, zbulohet slogani i Partisë Socialiste

“Shqipëria 2030 ne BE, vetëm me Edin dhe PS” , ky do të jetë slogani që do të shoqërojë Partinë Socialiste gjatë kësaj fushate.

Kryeministri Edi Rama dhe ekipi i tij janë duke u përgatitur ditën e sotme një takim të gjatë me fjalë të disa prej zonjave socialiste kryesore të PS. Më pas aktiviteti do të përmbyllet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama.

Gjatë këtij takimi pritet të ketë edhe lidhje të drejpërdrejta me gra që janë në 12 qarqe dhe kjo duket se do të jetë edhe risia e PS, jo vetem sa i përket ditës së sotme por edhe ditën e nesërme kur do të jetë hapja zyrtare.

Ditën e nesërme pritet që të jetë zyrtarizimi ‘de fakto’ i fushatës elektorale për socialistët, për arsye se është menduar dhe simbolika e me numrin ‘12’.

Nesër socialistët do të mblidhen në sheshin Skënderbej, më 12 prill, në orën 12:00 nën simbolikën e 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Europian. Sipas njoftimit të Ramës disa ditë më parë, ky aktivitet hapës do të jetë festiv.