Sharka: Zgjedhjet e 11 majit shumë të rëndësishme, qeveria e ka shkatërruar bujqësinë këto vite

Eduard Sharka, kandidat i PD qarku Fier në një intervistë për Ora News tha se zgjedhjet e 11 majit janë shumë të rëndësishme, për vetë vendin dhe situatën që është Shqipëria.

Sharka: Zgjedhjet e 11 majit janë shumë të rëndësishme, për vetë vendin dhe situatën që është Shqipëria dhe për ndryshimin që pret shoqërinë. Rama nuk do të donte fare që të kishte zgjedhje dhe një thirrje për të mos votuar opozitën është antikushtetuese. Ai nuk do zgjedhje.

Unë jam përfaqësues i bujqësisë dhe qeveria ka ndjekur politika të gabuara. Kemi shtruar kërkesa ndaj qeverisë, por të gjitha hasën në vesh të shurdhër. Statistikat kanë vërtetuar se fermerët janë shumë të prekur nga këto politika të qeverisë, që janë kundra me ato të rajonit.