''Arben Maloku, një prej banditëve më të mëdhenj elektoral'', Këlliçi: 'Kryevepra' e Veliajt, '5D' e shpërndarë edhe në ministri

Belind Këlliçi, Drejtues politik i PD në Tiranë i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ‘5D’  është një skemë e shpërndarë edhe nëpër ministri e komuna.

Këlliçi: Thelbi nuk është tek Erion Veliaj si individ, është tek filozofia e Edi Ramës dhe e Rilindjes pas vitit 2013 që ka nga një Erion Veliaj në çdo zonë.

Në çdo komunë apo ish komunë apo në çdo bashki të Shqipërisë.

‘5D’ në thelb, kryevepra e Erion Veliajt në bashkinë e Tiranës, mënyra më e sofistikuar që ai kishte gjetur për të vjedhur paratë e qytetarëve të Tiranës me drejtorët e tij është një skemë që po ta shihni është e shpërndarë edhe në institucione të tjera, edhe në ministrinë e Infrastrukturës edhe nëpër ministri të tjera, por është e shpërndarë edhe nëpër ish-komuna.

Unë vij nga zona e Vaqarrit ku ka një Erion tjetër por që në atë rast quhet Gentian Myrto.

Një bandit elektoral por jo vetëm, një hajdut i tokave të qytetarëve dhe banorëve të zonës së Vaqarrit i cili ka goditur për vite me radhë të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar PS apo që kanë qenë mbështetës të PD.

E njëjta gjë ndodh në zona të tjera të Tiranës ku kam përmendur shpesh herë Arben Malokun, një prej banditëve më të mëdhenj elektoral që ka sot ende Tirana.

Adriatik Kupi një person tjetër në zonën e Bërzhitës, Baldushkut.

Administratori i Lundrës, hajdut elektoral.