NË GATISHMËRI PËR PUSHIMET! Policia shton masat për sezonin turistik

Ministri i Brendshëm ka bërë të ditur se do të shtohen forcat për të garantuar sezonin turistik. Në qendër të vëmendjes do të jenë personat e kërkuar, por dhe rastet e dokumenteve të falsifikuara

Në prag të nisjes së sezonit veror, autoritetet kufitare po forcojnë masat për të siguruar sezonin turistik.

Ministri Brendshëm Ervin Hoxha gjatë një vizite në pikën kufitare të Rinasit, deklaroi se vitin e kaluar nuk është regjistruar asnjë konflikt apo incident që të ketë përfshirë pushuesit e huaj apo vendas.

Drejtoresha e Kufirit dhe Migracionit shtoi se janë shtuar edhe forcat e Policisë Kufitare për të shtuar kontrollet

Kontrolle pritet të ketë edhe për pasaportat dhe dokumentet e falsifikuara

Ministri theksoi se Shqipëria pritet të mirëpresë sërish një numër të lartë vizitorësh, pas një viti rekord ku 12 milionë turistë vizituan vendin.