Debati për prona përfundon me të sht*na, 50-vjeçari q*llon vëllanë në Divjakë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 21:48
Rreth orës 20:00, në fshatin Fierseman, Divjakë, pas një debati për motive pronësie, shtetasit ZK, 58 vjeç dhe AG, 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. K).
Pas konfliktit, shtetasi Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilin e kishte me leje.
Eshtë në Komisariat shtetasi Sh. K. dhe janë shpallur në kërkimet ZK dhe AG
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
