Nako shpjegon se si funksionon 'DPI': Ja cili është problemi qendror

Trajnuesi, Ergest Nako i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës shpjegoi se si funksionon DPI.

Nako: DPI siç është përmendur edhe nga ekspertët më përpara nuk është pajisje në vetvete por është teknologjia që përdoret.

Mënyra se si funksionon është që ofruesit e shërbimeve të internetit e vendosin atë në mënyrë që të analizojnë trafikun dhe më pas duke bërë një inspektim në atë që quhet shtresën e aplikacionit, ajo detekton kush aplikacion është në përdorim dhe bllokon nëpërmjet atyre që quhen politika në nivel qendron të pajisjes.

Problemi qendror që kanë ngritur një pjesë e eskpertëve nuk është më thjesht i teknologjisë në vetvete pasi ka mënyra si ta parandalosh dhe të detektosh kur ka probleme në lidhje me atë teknologji.

Po shikojmë një ndërhyrje të drejtpërdrejtë dhe në mendimin tim shumë personal të panevojshëm të qeverisë në këtë pjesë sa që arrin deri në atë pikë sa që përzgjedhin edhe teknologjinë dhe sugjerojnë.