''Është alarm'', Progni: Me DPI, bllokimi i një faqe webi apo portali është si një 'kërcitje gishtash'
Eksperti i IT, Gent Progni i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se me DPI një bllokim i një faqeje webi apo portali është si një kërcitje gishtash.
Progni: Realisht është alarm.
Sepse duke qenë se nuk u bë një ligj që e kontrollon këtë gjë apo që e rregullon këtë gjë, është pak alarmante sepse nuk e dimë se kush do jetë institucioni apo personi që mund të kërkojë bllokime apo censurë.
A do bëhet me ligj, a do bëhet me vendim qeverie, a do bëhet nga një komision AKEP?
Dh e e shoh si problematike këtë gjë në këtë aspekt.
Ndërsa për pjesën teknike duhet të sqarojmë disa gjëra që DPI nuk është realisht një pajisje monitorimi që monitoron komunikimet e Whatsapp, Signal, Telegram apo Facebook.
E shoh problematike në aspektin tjetër që me DPI është një kërcitje gishtash bllokimi i një faqe webi apo një portali që nuk është i regjistruar në Shqipëri.
