Ronaldinho për Leaon: Është një lojtar i madh, nuk i duhet këshilla ime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 17:01
Ish-sulmuesi i Milanit, Ronaldinho, pranon se i pëlqen të shikojë Rafael Leaon.
Portugezi nuk ka patur vazhdimësi në këtë sezon, por Ronaldinho mbetet një admirues i lojtarit.
“Ka lojtarë të mëdhenj te Milani dhe është një ekip i mirë, kështu që mendoj se ata mund të bëjnë gjëra të mëdha sezonin e ardhshëm”, tha braziliani për “Sky Sport Italia”.
Ai shtoi: “Leao nuk ka nevojë për këshillën time, ai është një lojtar i madh. Ai është një nga lojtarët që më pëlqen të shikoj”.
Leao ka 10 gola dhe nëntë asiste për kuqezinjtë këtë sezon.
