Jarmouni siguron tifozët: Tirana duhet dhe do të qëndrojë në Superiore

Sulmuesi i Tiranës, Jarmouni, u zgjodh lojtari më i mirë i derbit Tirana-Partizani, ku bardheblutë e Bledi Shkëmbit triumfuan.

24-vjeçari shënoi dopietë në pjesën e parë, teksa në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, u shpreh:  

“Më motivuan të gjitha sot, si derbi dhe pozicioni në tabelë. Duhej ta fitonim patjetër pasi ishte shumë e rëndësishme për ne, por për të bërë krenarë edhe tifozët që na mbështesin gjithmonë.

Nuk ishte aspak e thjeshtë përballë Partizanit, kemi punuar shumë me trajnerin. Rezultati nuk do të thotë se kjo fitore dhe ndeshje ishte e lehtë për ne.

12 gola, 2 më pak se kryesuesit, mendoni për “Këpucën e Artë”? Nuk më intereson nëse e fitoi apo dal lojtari më i mirë i ndeshjes. E rëndësishme është që të shënoj dhe të bëj mirë me ekipin, ta kalojmë së bashku këtë situatë.

E treguam edhe sot që besojmë të qëndrojmë në Superiore, Tirana duhet dhe do të mbijetojë. Do bëjmë maksimumin edhe në 3 ndeshjet e ardhshme”, tha Jarmouni.