KOREJA E VERIUT HAPET PËR MARATONË
Koreja e Veriut ka organizuar për herë të parë pas 6 vitesh Maratonën Ndërkombëtare të Phenianit, duke mirëpritur rreth 200 vrapues të huaj në rrugët e kryeqytetit të vendit të izoluar.
Para maratonës të së dielës, gara për herë të fundit u zhvillua në vitin 2019, ku morën pjesë 950 të huaj. Por pas pandemisë së Covid -19, vendi u izolua edhe më shumë, duke kufizuar ndjeshëm hyrjen ee të huajve.
Vrapuesve u është dashur të hyjnë në vend si pjesë e një grupi të organizuar turne, siç ishte rasti para pandemisë.
Koreja e Veriut kishte deklaruar të zvogëlonte kufizimet e Covid-19 vetëm në mesin e 2023.
Në shkurt, ajo lejoi disa turistë perëndimorë në qytetin e largët, lindor Rason, por i pezulloi ato turne vetëm disa javë më pas.
Ndërsa vetëm vitin e kaluar ka filluar lejimin e hyrjes së të huajve në vend, kryesisht për turistë nga Rusia.
Maratona, e cila është zhvilluar për herë të parë në vitin 1981, organizohej çdo vit në prill për të festuar lindjen e udhëheqësit themelues Kim Il Sung.
Megjithëse nuk ka informacione zyrtare mbi rezulëtatin e garës të së dielës, pamjet që vijnë nga Pheniani tregojnë një stadium të mbushur me njerëz.

