20 vite “luftë” për të vërtetën! 80-vjeçarja merr rrugët nga Brazili për të dëshmuar! I biri u qëllua gabimisht nga policia

Një nënë e moshuar kërkon t'i dëshmojë botës historinë e djalit të saj, i cili u qëllua gabimisht nga policia britanike pasi e ngatërrua me një terrorist. Rasti bëri bujë në vitin 2005 por spekulimet nuk ndaluan pavarësisht deklaratave zyrtare të institucioneve. 80 vjeçarja rrëfen mes lotësh humbjen.

Elektricisti brazilian Jean Charles de Menezes u qëllua shtatë herë në kokë dhe një herë në shpatull nga policia britanike në metronë Stockwell më 22 korrik 2005, kur ishte 27 vjeç.

Nëna 80-vjeçare e një djali të vrarë në një stacion metroje nga policia, e cila e ngatërroi atë me një të dyshuar për terrorizëm, thotë se do të vazhdojë të luftojë për ti treguar botës të vërtetën.

Familja e tij ka mbërritur në Londër përpara një projekti të ri televiziv në Mbretërinë e Bashkuar që do të përshkruajë ngjarjet rreth vdekjes së Jean Charles.

20 vite “luftë” për të vërtetën!

Përpara 20-vjetorit të vdekjes së djalit të saj, Maria de Menezes tha se ajo kurrë nuk dëshiron të shohë nënat e tjera të vuajnë në të njëjtën mënyrë.

Ajo shpreson se seriali dramatik do të portretizojë karakterin e vërtetë të djalit të saj dhe do të hedhë dritë mbi historinë e tij, duke shmangur diskutimet e vazhueshme mbi të vërtetën e ngjarjes.

“Më siguruan që do të thuhej e vërteta”, shton e ëma.

E njoh mirë djalin tim. Ishte i arsimuar, i qytetëruar dhe gjithmonë respektonte ligjin dhe rendin thotë ajo me lot në sy.

Seriali tregohet nga këndvështrime të shumta dhe shqyrton se çfarë i ndodhi elektricistit brazilian përpara, gjatë dhe pasi ai u kap nga oficerët dhe u qëllua në kokë.

Në vitin 2016, familja humbi një sfidë për të drejtat e njeriut mbi vendimin që nuk akuzonte asnjë oficer policie për të shtënat fatale.

Policia Metropolitane thotë se rrethanat erdhën në një kohë kërcënimi të paprecedentë terrorist ndaj Londrës.

Asnjë oficer nuk niset në detyrë me qëllim që t'i japë fund një jete. Qëllimi ynë i vetëm është e kundërta mbrojtja dhe ruajtja e jetës dhe ne kemi ndërmarrë veprime të gjera për të adresuar shkaqet e kësaj tragjedie, thotë njoftimi i policisë.