Miliarderi Bill Ackman paralajmëron Trump se po humbet besimin e botës së biznesit

Menaxheri i fondit të investimeve miliarder Bill Ackman i cili bëri fushatë në favor të kandidaturës së Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë, paralajmëroi presidentin amerikan se po humbet besimin e botës së biznesit, duke propozuar pezullimin e luftës tregtare që ai ka shpallur.

Ai sugjeroi që presidenti ka një mundësi për të marrë një pushim 90-ditor për të zgjidhur problemet ekzistuese tregtare përmes negociatave.

"Nëse, nga ana tjetër (...) ne nisim një luftë ekonomike bërthamore kundër çdo vendi në botë, investimet do të ndalen, investitorët do të mbyllin portofolin e tyre (...) dhe ne do të pësojmë dëmtime shumë serioze për reputacionin tonë në pjesën tjetër të botës, që do të duhen vite dhe ndoshta dekada për t'u rikthyer," shtoi ai, duke këmbëngulur se aktiviteti i biznesit mbi të gjitha bazohet në "besimin".