Derbi i kryeqytetit, Bicaj: Presioni është tek Tirana, rruga e vetme është fitorja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2025, 21:59
Në “Ora Sport”, Ditmar Bicaj - Trajner i Burrelit tha se Presioni është tek Tirana në derbin me Partizanin dhe rruga e vetme është fitorja.
Bicaj: Nëse flasim për Partizanin ai vjen më komod, ka në gjirin e tij një trajner që është i familjes dhe fitues, sepse e ka rikthyer titullin. Sa i përket derbit e di si përgatitet. I gjithë presioni vjen nga Tirana sepse vjen nga një humbje. Rruga e vetmja për Tiranën është të shkojë te fitorja.