Reshje dëbore në Pogradec, nuk raportohen probleme në qarkullimin rrugor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2025, 19:20
Këtë të diel, në qytetin e Pogradecit janë regjistruar reshje dëbore me intensitet deri në mesatar, një fenomen i pazakontë për këtë periudhë të vitit.
Duket se “plakat e prillit” kanë sjellë një rikthim të shkurtër të dimrit në rajonin juglindor të vendit. Aktualisht, nuk janë raportuar problematika në qarkullimin rrugor. Nuk dihet ende nëse ky episod i papritur i dimrit do të ketë ndikim në bujqësi.